Ambasadori britanik Duncan Norman ka reaguar për ndryshimet kushtetuese të cilat u votuan sot në Kuvend duke i treguar palëve politike se marrëveshja e 5 Qershorit vërtetoi se çfarë arrihet me dialog. Duke thënë se këtë do donin ta shihnin edhe në miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës, Norman theksoi se ndryshimet e ardhshme duhet të diskutohen me të gjitha palët para se të votohen në Parlament.
“Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës.
Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament”, tha Norman.(A.M/Faxweb.al)