Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Altin Qato: BKT-ja tentoi sërish sot të nxirrte para me ”Jaguar Security”. 7 shkeljet e djeshme nga kompania e sigurimit

Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhë Sigurinë Altin Qato ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e vjedhjes së djeshme në afërsi të Rinasit. Ai ka bërë përgjegjëse kompaninë e Sigurimit Fizik që sipas tij nuk ka plotësuar shumë nga kushtet për transportimin e vlerave monetare. Sipas Qatos ka patur një neglizhencë të madhe përsa i përket bashkëpunimit të punonjësve të kësaj kompanie me policinë e shtetit

Deklarata e Altin Qatos:

Policia ka ngritur grupet e punës. Rezulton se ‘’Jaguar Security’’ që ka kontratë me BKT ka shkelur kushtet e mëposhtme:

-Nuk ishin të blinduara mjetet edhe pse në dokumente rezulton se janë mjete të posaçme për shoqërimin e vlerave monetare.

-Kamerat nuk ishin të instaluara në mjet.

-Njëri nga drejtuesit e mjetit nuk kishte kontratë me shoqërinë.

– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

-Nuk reaguan me armë edhe pse ishin të pajisur me armë në momentet e grabitjes.

-Dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë fizike që të identifikoheshin.

-Nuk kanë njoftuar policinë sipas rregullores që eksizston.

Gjatë paradites së sotme kemi hequr kontratën për këtë shoqëri. Ju kujtojmë se MB vazhdimisht ka kërkuar respektimin e ligjit nga këto shoqëri. Edhe gjatë takimit të fundit në 8 shkurt u ngritën shqetësime në lidhje me kushtet që ofrojnë këto kompani.

Edhe sot BKT tentoi të trasnportonte para me këtë shoqëri po u ndaluan nga policia e shtetit dhe i kthyen sërisht makinat me vlerat monetare në ambjentet e Bankës. Është ngritur një grup pune për kontrollin e të gjitha shoqërive private që operojnë në vendin tonë. Policia e shtetit po vijon hetime për këtë ngjarje deri në zbardhjen e plotë të shkaktarëve. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

4 thoughts on “Altin Qato: BKT-ja tentoi sërish sot të nxirrte para me ”Jaguar Security”. 7 shkeljet e djeshme nga kompania e sigurimit”

  1. Hi there! I could have sworn I’ve visited this website before
    but after going through many of the articles I realized it’s new
    to me. Regardless, I’m certainly pleased I came across it and I’ll be bookmarking it and
    checking back often!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *