Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U merrte para studentëve për provime, gjykata merr vendimin për pedagogun në Korçë dhe sekserin

U merrte para studentëve, gjykata lë në burg pedagogun e Korçës Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi. Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet.

Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK arrestoi pak ditë më parë pedagogun Alket Dino në Universitetin “Fan Noli” me akuzën e korrupsionit duke marrë para në këmbim të notave kaluese në provime.

Dino punonte si pedagog i Shkencave Sociale në Universitetin “Fan Noli” në qytetin e Korçës.
Së bashku me Dinon ka rënë në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut.

Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 500 mijë lekë të vjetra nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet. Në hyrje të gjykatës prisnin familjarët e të arrestuarve të cilët i thanë Fax News se nuk kanë çfarë deklarojnë, pasi do tç flasë drejtësia.

“S’kemi asgjë për të thënë, do të flasi drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”. Ndërkohë sapo furgoni që shoqëronte padagogun u fut në Gjykatë, ata nisën duke shprehur fjalë mbështetëse: “Drejtësia do të fitojë, jemi me ty Alket”. (Fax web)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close