Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“I dukemi vend vasal”, ish deputeti i PD del kundër vendimit për të çuar ‘Detin’ në Hagë: Miliardat e shqiptarëve nuk duhet ti kalojnë grekëve

Ish deputeti i PD, Aleksandër Biberaj ishte i ftuar në Fax News ku foli për çështjen e “Detit” dhe takimin e ministrit grek Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Biberaj nuk është aspak dakord që çështja të shkojë në Gjykatën e Hagës pas sipas tij mund të merren vendime të njënanshme në favor të Greqisë.

Biberaj thekson se është e rëndësishme që të trajtohet nga vetë Shqipëria për të mbrojtur interesat pasi flitet për burime nënujore energjie me vlerë miliarda euro që i përkasin shqiptarëve, ndaj duhet punuar me çdo kusht që të mos i kalojnë grekëve.

“Nuk jam as për Gjykatën Ndërkombëtare se mund të kenë vendime të njëanshme. Do të isha për një trajtim nga ana jonë dhe do të mbrojmë interesin tonë. Mos të harrojmë që kemi dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj marrëveshjes së vjetër por për çdo lloj rasti, grekët të marrin atë që u takon, asnjë cm më shumë.

Bëhet fjalë për burime nënujore energjie, për miliarda euro pasuri, e cila i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe nuk ma do mendja se do të ketë qeveri shqiptare pavarësisht tradhtive, pazareve, politikave të ndryshme që ta tjetërsojnë dhe ta kalojnë nga shqiptarët tek grekët. Mjafton të kujtojmë copëtimin e Shqipërisë ku na është marrë padrejtësisht Çamëria, një pjesë e mrekullueshme e territorit shqiptar, në një farë mënyre grekët u sollën si uzurpator, kanë marrë pronat, kanë bërë masakra prandaj mendoj se historia e copëtimit të Shqipërisë duhet të përfundojë një herë e mirë”, tha Biberaj.

Ish deputeti i PD kritikoi Ramën duke thënë se nuk mund t’ia dalë me bejte në politikën ndërkombëtare dhe thekson se rëndësia e Detit është e veçantë, ndaj duhet të përpiqemi të mos falim territoret e Shqipërisë për asnjë interes.

“Siç sillet me bejte në Shqipëri, mendon që kalon edhe politikën ndërkombëtare por kjo është çështje e rëndësishme , serioze dhe qëllimi duhet të ishte unik. Nuk kemi për të falur asnjë centimetër det ose tokë sepse po të shohim standardet që ka me Turqinë dhe me ne, ne na konsideron vend vasal për arsye nga më të ndryshmet kurse Turqia është lider. Pra duhet ndjekur i njëjti model. Nuk duhet të përpiqemi të falim territoret tona për interesa politikë apo ekonomik”, tha Biberaj. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *