Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Hoti i delegoi detyrat e kryeministrit pasi rezultoi me covid-19, pse zgjodhi pikërisht Halimajn

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Avdullah Hoti e ka deleguar zëvendësen e tij nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, që të udhëheq me Qeverinë në këtë kohë.

“Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismës për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi në Frontal.

Gazeta Express ka pyetur te Kabineti i Hotit, nëse arsyeja pse i janë deleguar detyrat zëvendësministres mund të jetë përkeqësimi i gjendjes së kryeministrit, por është mohuar një gjë e tillë.

Këshilltari për media i Kryeministrit, Xhavit Beqiri, i ka thënë Gazetës Express se gjendja e kryeministrit është e mirë. Sipas tij, Hoti do ta vazhdojë punën nga shtëpia në bashkëpunim me zëvendëskryeministrat.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Ai po vazhdon që ta koordinoj punën e Qeverisë nga shtëpia, por vendimet që merren duhet t’i nënshkruajë dikush dhe në mbledhjen e fundit i ka nënshkruar zëvendëskryeministrja, por që këto vendime mund t’i nënshkruajnë edhe zëvendëskryeministrat e tjerë. Përveç kollit, nuk ka ndonjë simptomë tjetër kryeministri. Ai është në izolim për dy javë dhe gjatë kësaj kohe do të koordinojë punën nga shtëpia”, ka thënë Beqiri.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *