Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti shpalos programin qeverisës: Kemi gati padinë për gjenocid, do bëjmë dialog parimor me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria e tij do të përgatisë padinë kundër Serbisë për gjenocid.

Kjo deklaratë u bë në mbledhjen e qeverisë, ku u shpalos programi qeverisës i Albin Kurtit. Kryeministri ndër të tjera tha se do të zhvillohet një dialog parimor me Serbinë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”,– tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim viti financiar.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.