Ashtu sikurse e raportuam edhe më herët, Albin Kurti ka ndërmarrë hapa konkret për dërgimin në parlament të kërkesës për votimin e qeverisë së re të Kosovës, rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar mbajtjen e seancës plenare me datë 3 Shkurt, në të cilën do të votohet Qeveria e tij.
Kujtojmë se kjo datë është korrespondon me një ditë përpara se të përfundojë afati kushtetues për formimin e qeverisë ndërsa nuk dihet nëse kjo do të përfundojë në një lloj aventure politike apo do të ketë marrëveshje që në Kosovë të krijohet institucioni i ri ekzekutiv.
Kërkesën për seancë Kurti ia ka dorëzuar Kuvendit, kryesia e të cilit mblidhet nesër për të marrë vendimin përfundimtar.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sot se nuk ka biseduar më me Kurtin, që nga takimi i fundit të martën në Kuvend, ku dolën pa marrëveshje.
Ditët në vijim janë përcaktuese për fatin e formimit të qeverisë së re të Kosovës, ndërkohë që me qëndrimet e mbajtura nga faktorët politik nëvend deri më tani, kuptohet se nëse dështon seanca e 3 Shkurtit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)