Ka përfundur auditi sa i takon akuzave për lobim të Pd përmes financimeve ruse.
Ledina Mandija, kryetarja e Komisionit të Auditit së bashku në një konferencën me Sali Berishën ka thënë se nuk ka hyrje-dalje të parave rusë në arkën e PD.
Mandija ka thënë se ka pasur disa pagesa duke respektuar kontratat por jo në drejtim të ‘Binata Trade’, një kompani ruse që akuzohet se i ka dhënë para Partisë Demokratike.
Ledina Mandija: Grupi i auditimit ishte ngarkuar për të bërë kontrollin në lidhje me perdorimin e parave ruse për PD.
Ishte kryesia që mori nje vendim të tillë, për të bërë një audit të plotë me akuzat e bërë nga PD, e paprecedentë se ka lobuar përmes parave ruse. Grupi i auditit ka filluar punën e tij , bazuar në rregullore të plotë, se në Pd nuk kishte asnjë dokumentacion që të lehtësonte punën e audituesve dhe u vlerësua që duhet të merreshin edhe audit të pavarur, financiarë.
Ekspertet kanë pasur si objekt të kontrollonin prezencën e financimeve të jashtëligjhsme, apo të dyshimta.
Grupit të audituesve iu është vendosur në dispozicion i gjithë dokumentaciuni, kontratatat e lobimit por edhe një marrëceshe e famjshme.
Sai takon përdorimit të fondve ky është një raport i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të kontraktuar nga PD
Në përfundim të vlerësimit të audituesve eshtë vlersuar se pasqyrat financiare paraqesin se asgje nuk e tërheq vemendje se jemi ne prezencen e falsifikimiet, të PD te tatimet, KQZ sa i takon hyrjeve dhe daljeve te mjeteve monetare, që të besohet se ka fshehje apo mosdeklarime, te Tatimet, QKB, KQZ me hyrje daljet.
Nuk rezulton asnjë lidhje binjake apo pagesë nga ” Boinata Trade” sic është thënë.
Deklararta e Muzin rezultuan të pabazuara. Audiotuesit kanë gjetur se asgje nuk e kanë tërhequr vemendjen që të besohet se jemi në kushtet e moszbatimit të ligjit.
Nuk ekziston asnjë burim të bërë nga paratë ruse. Është ftuar edhe Lulzim Basha dhe drejtori i Financës por nuk i janë përgjigjur ftesës.