Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Aktorja largohet nga Klanifornia: Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju…

Aktorja Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli i Klanifornias.

Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale, por nuk dha shumë detaje mbi arsyen e këtij largimi.

“Miq të dashur! Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia. Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit! Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet e mbi të gjitha kritikat, të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi… sepse do shihemi, premtoj!” shkroi Lisa.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *