Duke folur për mikrofonët e “Radiosei”, Ana Falki, aktorja e njohur dhe tifozja e madhe e Lacios, tha se çfarë do të bëjë, në rast se ekipi i saj i preferuar fiton derbin me Romën nesër në mbrëmje.
“Çfarë jam e gatshme të bëj nëse Lacio të fitojë derbin? Unë jam gati të vishem vetëm me maskë (qesh) dhe në rast se rrjetet sociale më ndalojnë imazhin, unë do të mbaj një maskë.
Le të shpresojmë që Lacio të arrijë të fitojë, nuk do të jetë e lehtë. Ne fillojmë me kushte të barabarta, do të na marrë malli për Korrean, por Kaicedo më bind shumë me zonën e tij.
Ne jemi prapa në renditje, por duam fitoren e tretë radhazi, kjo është një lojë tjetër, shpresoj të shoh zemërimin e duhur në fushë. Unë përqendrohem te Kaicedo, te Imobile, Milinkoviç dhe Luis Alberto, ndërsa te Roma kam frikë nga Mkhitaran.
Ishte një zgjedhje interesante e tregut nga ana e tyre, mendoj se për ne do të ishte e nevojshme të klonohet Açerbi.
Do ta shikoj ndeshjen me një hajmali familjare, një tifoz i Juventusit, si dhe me vajzën time “shqiponjë”, – është shprehur ndëmjet të tjerash, aktorja e njohur italiane Ana Falki.