Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Aktori rrëfen pengimin që i ka bërë Agron Llakaj: O e bënte ai Berishën, o s’bëhej fare! (VIDEO)

Shumë prej nesh mund ta kemi njohur Drilon Hoxhë vitet e fundit falë filmit të tij aksion “Drejt Fundit” apo rishtazi nga pjesëmarrja në spektaklin “Dance With Me”.

Mirëpo, aktori e ka bërë debutimin e tij në skenë shumë vite më parë, kur ai ishte vetëm 17-vjeç dhe i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ai rrëfeu për moderatoren Rudina Dembacaj sesi e penguan për të vijuar karrierën e tij në spektaklin “Portokalli”, i vetmi spektakël humori asokohe.

 “Kisha qejf të futesha në ‘Portokalli’, por ka qenë një koleg i yti dhe i imi përpara që drejtonte, që s’po e themi me emër, dhe u ankua: ‘Pse ky bën rolet e mia, çojeni deri në gjysmëfinale’.”-rrëfeu Driloni duke iu referuar konkurrimit të tij në talent shoë-n “Ti Vlen”.

Dhe ndonëse nuk dëshiroi të përmendte emra, aktori i njohur ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Agron Llakajn, i cili mesa duket e ka penguar të vijojë karrierën e tij në “Portokalli”.

 “Ky zotëria na kërkoi një gjë më të madhe duke thënë po s’e bëri ai, Berisha nuk bëhej fare.Unë Berishën e bëra për qejf, nuk kisha menduar që të haja bukë nesër me atë rol”-rrëfeu Hoxha, i cili në spektaklin “Ti vlen” u paraqit pikërisht me imitimin e ish-kryeministrit Berisha, rol që e identifikonte Agron Llakajn në “Portokalli”.

(E.K/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.