Në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vbijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Durrësit ka proceduar penalisht pronarin e një subjekti.
Sipas një deklarate për mediat, Policia njofton se shtetasi me inicialet R.L., banues në Durrës është proceduar penalisht për veprat penale ” Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Në deklaratën e Policisë njoftohet se kontrollet do të vazhdojnë dhe ndërkohë fton qytetarët që të denoncojnë çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
Dekalarata e plotë e Policisë:
Durrës /Policia e Durrësit vijon kontrollet në gjithë qarkun për evidentimin dhe ndërshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi çipash dhe një valixhe pokeri.
Procedohet penalisht pronari i një subjekti , shtetasi R.L., banues në Durrës, për veprat penale ” Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut .
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme , duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)