FaxNews ka mësuar emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër arreste ditën e sotme.
Ata janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri Mariglen Buzali dhe Gëzim Minga.
Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj janë anëtarë të komisionit të vlerësimit të tenderave në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që Edlira Naqellari mbante postin e Drejtoreshës Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara deri 8 ditë më parë, kur do të lirohej pa një arsye konkrete nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Me përjashtim të Anisa Bogdanit të cilës i është prerë urdhëri i ndalimit “Arrest në Shtëpi” për shkak se ka një fëmijë të mitur, të 8 personat e tjerë janë arrestuar.
Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë si dhe në Ministrinë e Brendshme.
Personave të cilët janë arrestuar nga SPAK dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:
Edlira Naqellari, ish-Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, e cila akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.
Flutra Çekrezi, punonjëse në Agjensinë e Blerjeve të Përqëndruara, e cila akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.
Ani Omuri, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj të gjithë të akuzuar për veprën penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.
Personi i lënë në “Arrest shtpiak”:
Anisa Bogdani, për veprën penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.
Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.
Tenderi për te cilën SPAK ka urdheruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 28 milionë eurove dhe është bërë nje vit më parë në Ministrinë e Brendshme.