Gjykata e Kukësit bëri sot pasdite vlerësimin e ligjshmërisë së masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për 16 të arrestuareve të opercionit “Shënmëri” 2020 dhe 1 ‘arrest shtëpie’, dhe tre në mungëse.
Prokuroria Kukësit kërkoi transferimin e çështjes nga Kukësi për në SPAK, avokatja që mbron disa personave të arrestuar. Aurora Guska shprehet se disa persona nuk kanë rol aktiv dhe disa të tjerë pak ose aspak të cilët janë të përfshirë në këtë hetim dhe gjatë hetimit do të dalë e vërteta e pafajësisë së tyre. Gjyqtar i çështjes ka qenë Florin Demollari.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për transferimin e çështjes ndërsa Apeli i Shkodrës duhet të japë vlerësimin e masës për të kaluar përfundimisht në Tiranë.
Pòlicia e Shtetit ka kryer një aksion të gjerë në disa qytete të vendit kundër kultivimit të drògës dhe ka vënë në pranga 19 persona në total, të cilët janë identifikuar si:
Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Arben Tuci, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Pergjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna, Arben Bejko, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha, Rezart Tahiri.
Finalizohet me sukses operacioni pòlicor i koduar “Shënmëri 2020”, për goditjen e veprimtarisë krimínale në fushën e kultivimit të bimëve nárkotike. Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.
19 persona në pránga, sekuestrohet një ármë zjárri kalláshnikov. Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe gòditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultívimit dhe tráfikimit të lèndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacionin pòlicor të koduar “Shënmëri 2020”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutími i masave të sigurísë për 19 shtetas, për veprën pènale “Kultivimi i bimève nárkotike, në bashkëpunim”
(F.GJ/FAXWEB.AL)