AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidentoi për vdekje një person, autori largohet nga vendi i ngjarjes (EMRI)

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka përplasur një burrë i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i biçikletës, Shpëtim Isufa, 63-vjeç. Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimort janë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *