Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Institut-Bathore, ku një autobus i linjës Tiranë-Kamzë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. (Lexo këtu)
Sipas njoftimit të policisë, në aksident kanë mbetur të plagosur lehtë 5 persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore.
Po ashtu bëhet me dije se shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, ndërsa për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.