Detaje të reja kanë dalë në lidhje me një aksident i rëndë që është regjistruar në Korçë mbrëmjen e sotme ndërsa burime për Faxweb.al bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Në aksident janë përfshirë dy automjete një Benz me targë AA083VU ngjyrë e zezë dhe një makinë tip Nisan me targë AA748OG me drejtues Pandeli Zguri i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore ë shoqëruar në Komisariat për të dhë sqarime, ndërsa janë shkaktuar për pasojë edhe dëme të shumta materiale.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.
Burime bëjnë me dije se njëri nga drejtuesit e mjeteve quhet Devis Rushiti 40-vjeç dhe ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në dorën e majtë ndërsa vajza e tij rreth 20-vjeçe e ndodhur në mjetin e tij tip Benz si dhe bashkëshortja, janë dërguar në spital gjendja shëndetësere e të cilave është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se mjeti tip Benz do të kthehej në rrugën “Kristo Luarasi” ndërsa mjeti tjetër i ka prerë rrugën drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spital.
Rushiti ka treguar se po udhëtonte me shpejtësi të ulët ndërsa vajza dhe bashkëshortja e tij janë dërguar gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore.
Kujtojmë se një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gostimë ku një makinë ka përplasur një këmbësor cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka mbetur i plagosur, emri i të cilit ende nuk dihet, është rreth moshës 50-vjeçare ndërsa i ka prerë rrugën mjetit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Dyshimet paraprake janë se këmbësori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)