Një 19 vjeçare me inicialet E.M., ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në Divjakë.
Drejtuesi i mjetit, Vilson Hoxha, 25 vjeç dhe një i ri tjetër pasagjer në mjetin tip Audi, shtetasi Daniel Doda u plagosën rëndë.
Tre të rinj që udhëtonin me një mjet tip Audi u aksidentuan rëndë në zonën e plazhit në Divjakë dhe për pasojë humbi jetën një 19-vjeçare.
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:25 në rrugën nga Divjaka për në plazh dhe drejtues i mjetit ishte Vilson Hoxha 25-vjeç banues në Divjakë i cili ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe pasagjeri i identifikuar si Daniel Doda 23-vjeç nga Vlora, ndërkohë fatkeqësisht ka humbur jetën 19-vjeçarja e identifikuar me inicialet E.M.
(E.H/Faxweb.al)