Një aksident ka ndodhur para pak minutave në kryqytet ku një makinë është përplasur me një motorrçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i këtij të fundit.
Personi në fjalë identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur është dërguar në spital dhe mësohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm disa minuta më parë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës” mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)