Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Milot-Rubik, ku janë përplasur një furgon dhe një makinë duke lënë të plagosura shoferen dhe pasagjeren e autoveturës.
Të lënduarat janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendgngjarje dhe po kryen ekspertizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit që sipa burimeve paraprake, mendohet të etë qenë mos-zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.