AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen rëndë dy persona (Video)

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vlocisht.

Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Lulëzim Çami, është me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë plagosur, Lulëzim Çami i cili është dërguar në reaminacion për shkak të e plagëve të rënda në trup, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion zyrtar: 

Më datë 07.10.2019, rreth orës 19:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të një karburanti, ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *