Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në askin rrugor Shkozet-Plepa.
Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Erjan Beli, ka dalë nga rrruga dhe ka goditur bordurën. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 30 vjeç.
Informacioni paraprak
Më datë 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.