Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident me vdekje, makina përplas 49-vjeçaren (EMRI)

Mbrëmjen e sotme rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar për vdekje një grua.

Faxweb.al mëson se emri i viktimës është Albana Çulaj, 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se 49-vjeçarja ka qenë në këmbë duke prerë rrugën në kohën që është aksidentuar nga mjeti.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F,GJ.FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *