Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë ka ndërruar jetë një i moshuar. Mësohet se viktimë ka mbetur Myslim Saliu 72 vjeç nga Bishqemi.
Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një mjet tip Furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i këtij të fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.
Policia mbërriti në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Dëshmitar nga vendngjarja bëjnë me dije se motorri ka dalë nga rruga dhe i ka prerë rrugën furgonit. Ky i fundit edhe pse është perpjekur ta shmangë nuk ka mundur dot.
Vetëm një ditë më parë në të njëjtin aks ndodhi një tjetër aksident fatal ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Njoftimi i policise:
Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.