Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës afër fshatit Partesh të komunës së Gjilanit në Kosovë.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga ky aksident janë plagosur 7 persona që janë dërguar në Spitalin e Gjilanit ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.