Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku një autmjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhet në gjendje kritike në spital.
Faxweb.al mëson se i plagosuri është Meriban Baçe, 61-vjeç nga Erseka ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.
Ndërkohë pas dhënies së ndihmës së parë, Baçe është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes kritike në të cilën ndodhet.