Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Fushë-Krujë në afërsi të Fushës të Gjolës. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një kamionçinë dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se mjeti tip “Benz” drejtohej nga shtetasja me inicialet F.H. Ndërsa raportohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë të rënda.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.