Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Poshnje-Ura Vajgurore.
Një makinë tip ‘Huyndai’ me targa greke është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Benz’ dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
4 pjej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë për shkak se gjendja e tij është e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .
Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.
Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(B.H/Faxweb)