Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në qytetin e Beratit.
Një automjet tip “Golf 5” me targa “AB 308 BS” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 makina të tjera në aksin rrugor Agjensi – Gjykata. Sipas raportimeve të fundit 3 persona të plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Beratit.
“Fax News” raporton se drejtuesi i automjetit është shtetasi Andon Dollani (37 vjeç) i cili ndodhet në spital në terapi intensive, ndërsa pasagjerja shtatzënë ndodhet në repartin e kirurgjisë.