Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan. Përplasen tre makina, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Peqin-Elbasan.

Mësohet se janë përplasur tre automjete, një i tipit Benz dhe dy tip MItsubish.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e makinave, njëra prej të cilave ishte grua, kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Për transportimin e të plagosurve janë përdorur dy ambulanca. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin , në fshatin Pajovë, Peqin , është përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç, banues në Lushjë, dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit Foristrad është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(K.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.