Pas publikimit të videos nga Policia e Shtetit, për ndalimin dhe arrestimin e kreut të PD-së në Gramsh, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka sjellë pamje të tjera dhe më të plota. Në videon e re, siç shkruan edhe Boçi, Elmas Haruni nxirret zvarrë nga makina.
Postimi i plotë
Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve.
E vërteta është krejt ndryshe!
Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar.
Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.
U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.
Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.