Mbrëmjen e sotmme në stadiumin kombëtar në kryeqytet do të luhen 3 ndeshje me nga 30 minuta mes tyre dy gjysmë finale dhe një finale e cila është kthyer në një aktivitet bamirësie për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ndeshjet janë caktuar me short dhe e para do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Italisë, në të dytën do të lujanë Greqia me Turqinë ndërsa të ardhurat nga biletat do të shojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Eventi ka nisur me parakalimin e 51 fëmijëve me tullumbace të bardha të cilët kanë zbritur në fushën e blertë para nisjes së përballjes së yjeve të Shipërisë me ato të kombëtares italiane.
Jo rastësisht është zgjedhur që numri i fëmijëve të jetë ‘51’ për shkak edhe të numrit të viktimave që u regjistruan sipasojë e tërmetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)