Ministri për Emergjencat Arben Ahmetaj ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se ditën e nesërme qeveria do të kalojë vendimin për pagat ndaj naftëtasrëve.
Ahmetaj tha në Opinion se ata do të marrin 40 mijë lekë të reja ndërsa shtoi se ata që nuk janë në punë do të përfitojnë dyfishin e ndihmës sociale.
“Sot kemi hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë lufte për natëtarët e Ballshit. Do të marrin 40 mijë lekshin. Brenda të njejtit vendim është një kategori e të gjithë familjeve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar dhe ato që kanë hyrë dhe kanë dalë, tani kësaj kategorie do ti jepet një pagë, dyfishi i ndihmës ekonomike, 160 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.
Tre ditë më parë naftëtarët e uzinës në Ballsh kërkuan nga qeveria pagë lufte, ndërkohë që paralajmërojnë se do të futen sërish në grevë.
Naftëtarët kërkojnë që të përfshihen në pagën e luftës dhe kërkojnë që të vazhdojnë punën, se çfarë do të behet me uzinën e naftës. Naftëtarët shprehen se nuk kërkojnë mëshirë, por kërkojnë atë që u takon dhe se paguajnë sigurime shoqërore më shumë se çdo biznes tjetër.