Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Reforma Zgjedhore/ Agron Duka: Ndryshimet kushtetuese bëhen për t’i shërbyer Ramës, janë në dëm të partive të vogla

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një interviste për Fax News u shpreh kundër ndryshimeve në Kushtetutë, për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se këto janë ndryshime në favor të Edi Ramës.

Duka tha se disa deputetë që erdhën nga lista fundore e PD-së, po dalin kundër interesave të partisë dhe nuk përfitojnë asgjë politikisht, pasi me ndryshimet rrezikojnë partitë e vogla, ndërkohë që gjithçka po bëhet për të prishur koalicionet.

“Jemi kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese për mënyrën si po bëhen të gjitha bëhen për ti shërbyer Ramës. Ajo që të çudit është se serviret nga opozita parlamentare dhe të gjitha ndryshimet janë në dëm të partive të vogla

Prishja e koalicioneve duket se është një gjellë e përgatitur që ti shërbejë Rilindjes dhe Ramës dhe ky është paradoksi më i madhe që mund të ndodhi. Erdhën nga listat fundore të PD-së dhe dalin kundër interesave të partisë që i çoi në parlament.

Nuk shoh asnjë lloj qëllimi politik aty, akoma nuk kanë parti politike dhe dëmtohen njëlloj siç do të dëmtohem unë. Të gjitha këto propozime kushtetuese janë të gjitha për të prishur koalicionet. Për çfarë ulërasin këto, nuk ka lista të hapura. Unë kam qenë një dekadë që kam thënë duam lista të hapura ose një sistem të këtë sistem maxhoritar. Po bëhen gjysmë lista për përfitimin tyre dhe për të hequr koalicionet.

Nga ana tjetër u bë një marrëveshje dhe me bekimin e ndërkombëtarëve dhe nuk mund të jetë e shkëputur nga këto ndryshime. Kundërshtimi që po i bëhet është i qartë, duke na thënë mos bëni ndryshime kushtetuese përndryshe nuk integroheni në BE. Besoj dhe bëj thirrje që dhe të tjerë të shprehen për këtë punë. Nuk mund të lihet ky njëri të ecë si ti leverdisë atij.”- tha Duka.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *