Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Jetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Adoleshentët e famshëm në gjimnaz, të rrezikuar nga depresioni pas 10 vitesh

Të gjithë kemi patur në shkollë a në klasë atë “tipin” e famshëm që njihej nga të gjithë ! Tani pas sa e sa vitesh, keni dëgjuar më për atë, për adoleshentin që kishte shoqëri me të gjithë e të gjithë do të donin të ishin afër tij? Sipas një studimi adoleshentët shumë të njohur në rininë e tyre, priren të jenë të rritur problematikë.  Sipas kryetarit të grupit të hulumtumit Rachel K Narr, psikolog në në Universitetin e Virxhinias cilësia e miqësive gjatë adoleshencës mund të parashikojë drejtpërsëdrejti aspekte të shëndetit mendor dhe emocional të një personi. 
Sipas hulumtimeve, miqësitë e forta dhe të pakta në numër gjatë adoleshencës mund të ndihmojnë në zhvillimin e disa virtyteve, të cilat adoleshentët popullorë nuk i kanë pas një dekade. 
Studiuesit zbuluan se adoleshentët që i kanë dhanë përparësi miqësive të ngushta në moshën 15 vjeçare kishin ankth të ulët social, vetëvlerësim më të lartë dhe thujase asnjë simptomë të depresionit deri në moshën 25 vjeç, krejt ndryshe nga moshatarët e tyre tepër të njohur në gjimanz. 

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *