Pas incidentit në Lezhë, ku mbeti i plagosur mbështetësi i LSI-së Florian Dushku, por edhe pas incidenteve të tjera në qarqe të rëndësishme të vendit si shkodër, Berat dhe Lushnjë, Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ka kërkuar qytetarëve që t’i vijnë në ndihmë policisë duke raportuar raste të shkeljeve apo abuzimit të punonjësve të policisë.
“Mbështesni Policinë në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe numërimit”
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777.”, thuhet në njoftimin e ministrisë. (D.D/Shuplaka)