Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk kanë përse të tremben nga mutacionet që ka pësuar virusi.
Teksa merr si referencë një studim të fundit amerikan , mjeku Alimehmeti shprehet se mutacionet e virusit nuk prekin personat që kanë kaluar Covid-19.
POSTIMI I PLOTË:
Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
-gjaku i pacientëve të sëmurë
-gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
-variantin e Ëuhanit
-variantin D614G (klasik)
-variantin Britanik
-variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja. Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.
(E.H/Faxweb.al)