Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A po përgatit Meta tubim politik? Presidenti fton qytetarët: Pajisuni me flamuj…

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen në shesh në datën 2 Mars, të pajisur vetëm me flamujt kuqezi.

Meta thotë se manifestimi historik i 2 Marsit nuk do të jetë politik, dhe ka si qëllim vetëm mbrojtjen e Kushtetutës, dhënien fund të grushtit të shtetit, ndaljen e shpopullimit të vendit nga të rinjtë, dhe parimet e drejtësisë së barabartë për të gjithë.

Postimi i Metës:

Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *