Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe një herë dëshirën për të bashkëpunuar me kreun e PD-së Lulzim Basha pas zgjedhjeve.
Rama u shpreh se megjithëse Basha nuk do të jetë në qeveri me të ai do të krijojë një platform për të bashkëpunuar dhe për të dhënë energjitë për Shqipërinë.
Ndërkohë i pyetur nëse Gjermania është duke negociuar mes tij dhe Bashës për një bashkëpunim, Rama u shpreh se kjo sësht e vërtetë.
Rama: Unë flas për gjithçka tjetër. BE-në e ka Lulzimi për të futur Shqipërinë dhe për të ulur taksa. Me fitoren e PS-së në 25 Prill dhe me daljen nga tuneli i pandemisë duhet të bëjmë çmos të dalim nga tuneli i pandemisë politike që na ka nxirë jetën gjithë këto vite, është minierë ari se mund të nxjerrësh të gjithë sherret që bëhen gjatë gjithë ditës. Duhet të ketë një bashkëpunim pra që do të thotë mes PS-së dhe PD-së që energjitë tona të bashkohen për të çuar para vendin.
Bashkëpunimi bëhet i mundur në momentin që PD-ja merr goditjen e radhës dhe në atë moment unë shpresoj që PD-ja të reflektoj me vetveten dhe politika që del nga një vrimë që del gryka e pushkës nuk funksionon. Nuk do të thotë që të dyja palët të ulura në qeveri, por një platformë për të bashkëpunuar dhe për të dhënë energjitë tona për të çuar Shqipërinë para.
Pastaj mbi këtë frymë vendosen parimet dhe tiketat se ku duam të shkojmë më tutje në aspektin e reformave në funksion të shtetit dhe në proces që kërkon
Fevziu: A po negocionet mes jush dhe Bashës palë të treta si Gjermania?
Rama: Unë dhe PS-ja do ta mundim Lulzim Bashën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
(R.G/Faxweb.a)