Ditën e sotme për herë të parë, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, u raportua rasti i parë i një personi, të cilit i është rikthyer sëmundja. Sipas ministrisë bëhej fjalë për një mjek, ndërkohë që burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ai punonte në spitalin e Durrësit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se mjeku ka rishfaqur probleme dhe ka bërë një skaner në spitalin Infektiv. Për ish-ministrin e shëndetësisë Tritan Shehu, kjo është një shpikje e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi në rast se rezulton e vërtetë, kjo do të ishte një gjetje e niveleve botërore.
Postimi i Tritan Shehu: Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19. Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!
A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences.
Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje virusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere. Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky.
Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem. (E.K/Faxweb.al)