Moderatorja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën.
Tashmë çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të këtij muaji.
Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës. Mes të tjerash Mevlani ka hedhur poshtë aludimet se është në pritje të një fëmije, ndërsa pohoi se do që ta shijojë dasmën. Po ashtu ajo tha se ndihmë e madhe për organizimin e dasmës ishte dhe motra e Shkëlzenit, Argita Malltezi.
Ndër të tjera blogerja tha se për datën kishte rënë dakord dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha ësh