Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A flet me kryeministrin Rama? Ja si përgjigjet Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama e ka pasur në rrugë zyrtare, për vitin e ri kur i ka dërguar kartolinë urimi.

Në një intervistë për ABC News, presidenti Meta u shpreh se komunikime me të gjithë qeverinë dhe përfaqësues të institucioneve ka çdo ditë.

Pjesë nga intervista

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me zotin Rama?

Presidenti Meta: Unë kam çdo ditë komunikim me qeverinë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të qeverisë. Çdo ditë nga kjo zyrë dërgohen shkresa, kërkesa, surgjerime në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese të Presidentit. Unë bashkëpunoj me të gjithë. Se sa bashkëpunojnë të tjerët dhe si nuk e di.

Po me kryeministrin mbaj mend që ju thatë se ndërruat telefonin dhe nuk ia kishit numrin më. Ia gjetët numrin?

Presidenti Meta: Unë këto nuk i mbaj mend. Kryeministri, ministra janë të mirëpritur në çdo kohë.

Kur e keni pasur komunikimin e fundit me kryeministrin Edi Rama?

Presidenti Meta: Nuk e mbaj mend. Kemi shkëmbyer kartolina për vitin e ri.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *