Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“A e ka braktisur SHBA opozitën”? Ja si përgjigjet Grida Duma në FaxNews

Nuk e shoh më parlamentin, ndjek vetëm portalet që nxjerrin mometet nga kuvendi. Është humbje kohe”. Kështu është shprehur Grida Duma e cila ka qënë e ftuar në emision “Aktualitet” në FaxNews.

E pyetur nga gazetari Bejdo Malo a është opozita e braktisur nga Ambasada Amerikane, ish-deputetja është përgjigjur absulutisht që jo.

“Jo absulutisht jo. Ndërkohë që ne digjnim mandatet, kishim detyrën ti tregonim atë ne po bënim. I detyrohemi ndërkombëtarëve, për ti treguar atë që po bëjmë. Unë shoh që ata kanë investuar për Reformën Zgjedhore. Në gradën e kriminalitet që është shoqëria shqiptare, opozita nuk e bën dot luftën pa ndërkombëtarët. Është e pamundur kjo gjë.”

E pyetur për negociatat dhe mendimin negativ të presidentit francez, është shprehur se Macron shpëtoi Shqipërinë.
“Macron e shpëtoi Shqipërinë. Nëse do i ndante vendet, rrugëtimi për Shqipërinë do të ishte edhe më i gjatë. Duke mos e ndarë nga Maqedonia e Veriut, pranoi që do të ti jepte një shans Shqiprisë. Nëse do i ndante do ishim në skenarin më të zi të mundshëm. Macron nuk hyrë në çështje të brendshme,” u shpreh Grida Duma në FaxNews.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *