Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të votojnë personat e infektuar me Covid-19? Celibashi i jep fund dilemave: E ka percaktuar ligji që …

Personat e infektuar me Covid-19 nuk do të votojnë me datë 25 prill në zgjedhjet parlamentare, sipas kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Celibashi deklaroi mbrëmjen e sotme ne një intervistë në Abc se Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar se nësë dëshiron të votosh duhet të shkosh në qendrat e votimit.

“E ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Nëse do të votosh do të duhet të paraqitesh në qendrën e votimit, nuk e kemi sistemin për dërgimin e kutive në shtëpi” tha ai.

Po në spitale, a ekziston mundësia që të bëhet e njëjta gjë si me të burgosurit? Edhe këtë ide, Celibashi e përjashtoi. “Si për rastin e burgjeve dhe spitaleve, Kodi përcakton ngritjen e qendrave të posaçme, por në rastin e situatës së COVID problemi nuk është kaq i thjeshtë, pasi kemi të bëjmë me një virus infektues dhe në cdo rrethanë, unë nuk jam ekspert…”.

I pyetur për rastin e Kosovës, Celibashi tha: “Ata e kanë zgjidhur sepse e kanë zgjidhjen në ligj, që mund t’ja çosh kutinë dikujt që është i pamundur, nuk e di nëse e kanë aplikuar edhe për ata me COVID-19. Ai që është infektuar do të prekë fletën e votimit që do të merret nga komisioneri.

Numri është sinjifikativ, por janë disa gjëra që duhet t’i vendosim në balancë. Ata të cilët që janë të detyruar të karantinohen nuk duhet të dalin nga banesa, pasi ndryshe do të jenë në shkelje të ligjit, ata përbëjnë rrezik”, u shpreh Celibashi.

Por a do të ketë një filtër te qendra e votimit? “Kjo nuk mund t’i lihet qendrës së votimit, ata janë të detyruar të pranojnë, çdokush që ka abuzuar kjo është një gjë që lë gjurmë, pasi je i identifikuar si i infektuar dhe për 15 ditë duhet të qëndrosh në banesë, je lehtësisht i verifikueshëm që ke thyer karantinën. Komisioni nuk është në pozitën për të bërë verifikimin, kushdo që paraqitet nuk mund të pengohet të votojë” perfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.