Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të votohet Reforma Zgjedhore me ”opozitën e re”? Përgjigjet Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një komunikim që ka pasur për mediat u shpreh i bindur se PD dhe LSI do të hyjnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. ‘’PD duhet që tiu përgjigjet votuesve të vet, unë jam i bindur që do të hyjnë në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Ndërkohë që Balla tha më tej se PD do të zyrtarizojë shumë shpejt 61 kandidatët e saj për të gjitha Bashkitë e vendit, pas një procesi të gjatë konsultimesh me bazën e kësaj force politike.

”Ne kemi pasur takime dhe konsultime me bazën dhe në Kongres do të publikohen edhe emrat e kandidatëve”, tha Balla.

Nga ana tjetër Balla replikoi sërish dhe me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, ndërsa tha se Gërdeci ka qenë një nga krimet më të rënda shtetërore, ku u shkaktuan 26 viktima.

“Vendimi gjykatës së Floridës është model edhe për drejtësinë që po lind në vend, se si duhet të bëhet hetimi për Gërdecin, cdo shqiptar e di fare mirë tashmë që ai është krim shtetëror i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe njerëz të tij, familjarë dhe jo.

Për këdo që di të lexojë një vendim gjykate, drejtësia amerikane konstaton faktin që në vend drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan,  krijuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec.

Ky është model se si duhet rihetuar dhe rigjykuar cështja e Gërcedit. Nëse, ai pretendon se është i pafajshëm të lërë llafet e të jetë i disponueshëm për t’u hetuar. Kush kujton se drejtësia harron e ka shumë gabim”, dekkaroi Balla.

Pyetur nga gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, Balla nuk e mohoi faktin që ajo mund të votohet me ndihmën e deputetëve të rinj që kanë hyrë në Kuvend, për të zëvendësuar largimet nga PD dhe LSI.

‘’Unë ju bëj një ftesë deputetëve të rinj të opozitës që të vijnë dhe të shohin draftin e propozuar për Reformën Zgjedhore, që është ndjekur nga afër dhe nga ekspertët më të mirë gjermanë. Dëshira jonë është që të ishin të gjitha partitë politike, por me deputetët e rinj mund të çojmë në një draft përfundimtar për këtë Reformë”, tha më tej Balla.

‘’Me baltën e PD nuk kam kohë për të humbur, të gjithë e mbajnë mend që Damian Gjiknuri është një prej ekspertëve më të mirë zgjedhorë që ka Shqipëria”, u shpreh më tej kreu i grupit parlamentar socialist.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *