AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A do të pranojnë Metën si negociator? Balla tregon kushtin e vetëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se PS është e gatshme të komunikojë me PD dhe LSI, por sipas tij aktualisht ka vetëm një autokrizë të krijuar nga opozita për nevojat e saj të brendshme.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, se si do t’i përgjigjej mazhoranca ftesës së Presidentit, nëse kreu i shtetit do i ftonte në një tryezë për të zgjidhur ngërçin, Balla tha:

“Asnjëherë nuk mungon nga ana jonë dëshira, vullneti dhe gatishmëria për të komunikuar me PD dhe LSI. Kemi disa çështje për të cilat është i rëndësishëm bashkëpunimi, jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore dhe të jetë gati për zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhvillohen, por ato do të zhvillohen në 21, 22 ose 23 Qershor të vitit 2021.”

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *