Kryeministri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme pas aksionit opozitar për të djegur mandatet, u shpreh se nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pasi logjika që të futen militantët në parlament nuk e njeh demokracia.
Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me ta është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakoshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.
“Ato nuk kanë dënjuar që të ulen në tryezë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për cfarë i shërben demokracisë. Ajo nuk është as retorika e dhunshme as dhuna në institucioneve. As imponimi me dhunë dhe as ndërperja e një mandati të qeverisjes. Ata e dinë se humbjen e zgjedhjeve vendore e kanë të pashmangshme.
U blenë zgjedhjet? Të futen militantët në parlament tani. Ndjesë po këtë logjikë nuk e pranon demokracia! I palexuar askund në botë. Kur një opozitë arratiset nga parlamenti dhe shuimica duhet të largohet, kjo është logjikë humbësi. Dhe kanë humbur arsyen nga dëshpërimi.”– u shpreh Rama.
“Zgjedhjet do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon. Ne do shërbejmë me përulësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata që ikën do bëjnë çmos të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do bëjmë të pamundurën të bashkojmë më shumë”,- tha Rama.
Kreu i vendit e ka mbyllur këtë konferencë duke thënë se “Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.”
“Zgjedhja që ka bërë opozita sot është më e keqja ndonjëherë. Ky është lidershipi i drejtuesve. Zgjedhësi do ta japë vendimin
Ne kemi përgjegjësi të vazhdojmë drejt dhe tu shërbejmë me përkushtim shqiptarëve, pa asnjë dallim, as më tepër në këto kushte kur qytetarët demokratë nuk i përfaqëson më askush.
Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.
Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë”, e ka mbyllur fjalën e tij kreu i qeverisë.
(M.Q/Faxweb.al)