Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët u ndal gjerësisht tek përmbytjet e ditëve të fundit në vend.
Rama lartësoi pastrimin e kanaleve kulluese nga qeveria e tij dhe u shpreh se ato bënë të mundur që dëmet e përmbytjeve të ishin të vogla.
Gjithashtu kryeministri theksoi se të gjithë banorët do të marrin dëmshpërblimet, madje ai shkoi dhe më tej kur th se dhe dëmet e përmbytjeve të 2010-ës janë paguar po nga qeveria e tij.
“Sigurisht që po, sipas ligjit. Por siç e thatë numri i banesave të dëmtuara është krejt minimal. I takon bashkive të bëjnë vlerësimet dhe më pas të bëhet dëmshpërblimi.
Për sa i përket tokave, tokat e përmbytura janë joproduktive dhe nuk ka dëme të konsiderueshme. Por për çfarëdo lloj dëmi të shkaktuar, fermerët dhe banorët do të dëmshpërblehen. Edhe dëmet e 2010 i kemi paguar ne sa për dijeni”, tha Rama.