Muzika nuk vret e të hapen teatrot ishin thirrjet që jehuan në rrjetet sociale, pas miratimit të aktit të ri normativ të qeverisë shqiptare që mban datën 29 shtator, ku pas 7 muajsh pa frymëmarrje arti ishte lënë sërish në harresë si një virus vdekjeprurës.
Fill pas miratimit të aktit normativ, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Elton Dedës, i cili konsideron se artistët si kategori nuk po përfillen fare dhe po shkojnë drejt një falimenti financiar.
‘Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi.
Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin. Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa.
Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite.’
Është ky reagimi i Dedës i cili pasohet edhe nga Orgesa Zaimi dhe Xhesika Polo, të cilat me anë të postimeve në rrjetet e tyre sociale kërkojnë mbështetje për muzikën live.
Kompozitori dhe muzikanti i mirënjohur shqiptar Florian Vlashi, shprehet se me maska e pa maska asgjë nuk e ndal muzikën, duke sjellë në vëmendje vendimin e Senati spanjoll që KULTURA të deklarohet një e DREJTË THEMELORE siç janë Arsimi apo Shëndetësia.
Edhe për dirigjentin shqiptar Bujar Lapaj Në themel të qënies Artist, Intelektual është LIRIA, kur e humbet atë shndërrohesh thjesht në një send apo objekt…
FaxNews ka komunikuar dhe me shumë prej artistëve të muzikes,operës skenës e teatrit dhe në këtë material sjellim për ju me zë dhe figurë artistët Renis Gjoka, Bojken Lako, Suela Bako Anila Bisha dhe Etrita Ibrahimi, të cilët njëzërazi shprehin shqetësimin për indiferentizmin e shtetit ndaj artit në një periudhe që është e vështirë për tu përballuar, emocionalisht dhe financiarisht, duke kërkuar rifillimin e jetës artistike.
Për këngëtarin dhe muzikantin Stefi Prifti kjo deklarate është një absurditet me brire e cudirave shqiptare. “Që muzika dhe valet e saj perhapin virusin, kete nuk e kishim degjuar kurre! Nje absurditet me brire! Cudira shqiptare! Zot, mbaju mendjen ketyre njerezve, qe flasin dhe perhapin ide te tilla, kunder natyres dhe vullnetit Tend . Kemi afro 8 muaj pa pune dhe askush deri tani nuk ka folur per qindra artiste te papune!
Askush nuk eshte interesuar per ta dhe familjet e tyre mbas kaq shume kohe! Ceshte me e keqja, askush nuk e di, se kur do rikthehet ne normalitet ky profesion! Te qenit muzikant! Kengetar, instrumentist, fonist etj. Mesa kuptoj do duhet shume kohe akoma! Per me teper kur degjon edhe deklarata te tilla nga ministra, si ato qe citova me lart! Si nuk ju ra njehere ndermend te pyesin? Si jeni? Si po kaloni? A mundeni per me tej..? Jo..! Asnjehere! Kane zgjedhur heshtjen… HARRESEN! Nuk ka me keq, se kur nje shtet, qeveri apo ministri pergjegjese, harron artistet e vet dhe i le menjane sikur te mos kene egzistuar kurre!”
Deklarata e Ministrit Klosi ka nxitur dhe reagime të tjera nga artistët, të cilët me nota ironie e satire shprehen haptazi kundër kësaj deklaratë që për të është e papranueshmë e sidomos kur vjen nga një zyrtar i qeverisë.
Vendimi për moshapjen e insitucioneve artistike, dhe moslejzimi i muzikës live pas orës 20 00 ne lounge bare apo pube, në një kohë kur institucione të tjera i janë rikthyer normalisht punës dhe jetës, vjen më shumë si një goditje për artistët të cilët nuk gjëjn asnjë shpejgim nga shteti i tyre, e aq më tepër një ndihmë.
Në rrjedhën e këtyre reagiemve, pak ditë më parë edhe sindikata e pavarurur e trupës së teatrut komnëtar gjatë një takimi mbledhje kërkoi nga ministria e Kulturës rikthimin në skenë për prova dhe shfaqje.
Në mungesë të një përgjigje zyrtare apo dhe leje, i vetmi institucion që pas 7 muajsh guxon ti kthehet jetës artistike në ambient të mbyllur, është Teatri Eksperimenatl Kujtim Spahivogli, i cili do të nisë shfaqjet këtë fundjave me 30 përqid të kapacitetit dhe duke respektuar rregullat anti covid, pa marrë leje nga ministria. Për sa i përket formave të tjera të artit, e kategorive të tjera, ndoshta është koha që thirrjet e artistëve të mos bien më në vesh të shurdhët sepse muzika nuk vret në asnjë kohë e në asnje vend të botës./Edona Haklaj-Fax News