Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

67.7 kilogramë drogë të groposur në sera, arrestohen babai dhe dy djemtë në Roskovec

Në prangat e policisë së Fierit kanë rënë 3 persona pasi në ambientet e banesës së tyre u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa. Nga ana e policisë u sekustruan 67.7 kilogramë drogë. 

Të arrestuarit janë babai Mitat Stani, 58 vjeç dhe dy djemtë e tij Përparim Stani, 30 vjeç dhe Arti Stani, 28 vjeç,  të gjithë banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

DETAJE:

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “STAN” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1. Mitat Stani, 58 vjeç. 2. Përparim Stani, 30 vjeç. 3. Arti Stani, 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.